Njëra nga konkurrente e reja të ‘Përputhen’ ka ngjashmëri të frikshme me Bora Zemanin

Gjatë emisionit ”Për’puthen Prime” kanë ndodhur shumë befasi për publikun.
Fillimisht eleminimi i Tolës nga djemtë, debate në mes të Antonies dhe Melikut dhe së fundi hyrjet e reja ishin gjërat që ndodhen në prime.
Dy vajza të reja u bënë pjesë e “Përputhen” , Xhevana, 20 vjeçare dhe Efi, 25 vjeçare.
Xhevana tha se për të është një eksperiencë e re dhe është e lumtur që është këtu.
“Unë jam Xhevana, 20 vjeç. Në radhë të parë është një eksperiencë e re për mua, kam pak emocione. Dua të kaloj sa më mirë, të shpreh pak veten time”.

Ndërsa Efi ka bërë bujë më të madhe të djemtë dhe publiku, e gjithë kjo për shkak të ngjashmërisë me moderatoren, Bora Zemani.
“Unë jam Efi, jam 25-vjeç. Profesioni im është tatuatore dhe make up artiste”.
Ajo këto komente i ka marrë shumë pozitivisht dhe i ka ndarë me fansat e saj./SHQIP.com