Lajme

Një zyrtarit policor i gjenden në veturë 1074 fishek të pushkës për gjueti, IPK-ja kërkon suspendimin e tij

Arkiv
Arkiv

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë pranuar një informatë për një rast ku dyshohet se ka qenë i përfshirë një zyrtar policor.

Me të marrë informatën, Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Vërmicë gjatë kontrollit të një veture të cilën ishte duke vozitur një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) kanë gjetur municion për gjueti (1074 fishek të pushkës për gjueti).

Lidhur më këtë rast është hapur rast ndaj zyrtarit policor ku dyshohet se ka kryer veprën penale

“Pas njoftimit nga policia, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas konsultave me prokurorin kujdestar është hapur rasti me dyshimin se nga zyrtari policor është kryer vepra penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se IPK-ja është dhënë rekomandimi për suspendimin e zyrtarit të përfshirë në këtë rast./Shqip.com