Lajme

Një zyrtare shtatzënë mbetet e bllokuar për 45 minuta në ashensorin e Gjykatës së Apelit

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së premte në Gjykatën e Apelit, ku një zyrtare e gjykatës ka mbetur e bllokuar për 45 minuta si pasojë e daljes së ashensorit nga funksioni.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.

Arifi tha se gjendja shëndetësore e zyrtares nuk dihet ende pasi, sipas udhëzimeve të ndihmës së shpejtë, është dashur të bëjë një ultrazë pasi e njëjta është shtatzënë.

“Ka ndodh një rast shumë i rëndë dhe është dashtë të intervenojë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe policia. Zyrtarja nuk është e lënduar por ka shqetësime. Nuk dihet gjendja e saj sepse udhëzimi i ndihmës së shpejtë ka qenë të shkojë ta bëjë një ultrazë sepse punëtorja është shtatzënë”, ka thënë Arifi.

Ndërsa, ka theksuar se “është dashtë të thyhet muri për me e nxjerrë zonjën nga ashensori”.

Në vijim, Shqip.com, ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes