Lajme Ballkan

Një zjarr në qendër të Zagrebit, digjet çatia e një ndërtese banimi

Zjarri që ka kapluar ndërtesën

Një zjarr i madh ka ndodhur para më pak se një orë në qendër të Zagrebit.

Zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë banimi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e një medium kroat.

“Sonte rreth orës 22:00 në qendër të Zagrebit, në rrugën Berislavićeva, ka shpërthyer një zjarr në çatinë e një ndërtese banimi pranë parkut Zrinjevac”, thuhet në njoftim.

Kjo ka shkaktuar panik tek banorët e Zagrebit të cilët për shkak të sigurisë kanë dal në rrugë.

Qyetarët në rrugë

Ngjarjes iu përgjigjën 22 zjarrfikës me tetë makina zjarrfikëse. Policia ka bllokuar rrugët përreth, raporton mediumi Index.

Siç mësohet është djegur 30 metra çati. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia e ndërhyrjes.

Policia në vend të ngjarjes

Shuarja e zjarrit po ecën mirë, nuk ka më flakë të hapura që janë parë rreth orës 22:30./Shqip.com