Lajme

FOTO/ Një xhentëlmen i vërtetë, Veliaj i mban çadrën ambasadores franceze

Teksa në Tiranë u mbajt një manifestim pro-Ukrainës, vëmendje tërhoqi gjesti i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Si një xhentëlmen, Veliaj i mbajti çadrën e ambasadores franceze Catherine Suard në Shqipëri në momentin kur ajo po shprehte solidaritetin e Francës me Ukrainën në këtë kohë të vështirë.

Reshjet e shiut, edhe pse me intensitet, nuk e ndalën aktivitetin në mbështetje të një shteti nën agresion nga Rusia.

Manifestimi u organizua nga Bashkia Tiranë për të shprehur solidaritetin ndaj Ukrainës.

/Shqip.com