Sport Ndërkombëtar

“Një vrasës më pak – në Teatrin e Ëndrrave”

Edinson Cavani

“El Matador” nuk do i mahnitë më shikuesit në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ndarja është afër.

Edinson Cavani e zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Manchester United – të dielën ndaj Southamptonit.

Sulmuesi uruguaian – nuk do e vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq” dhe do largohet i lirë në afatin kalimtar të verës.

Këtë sezon, ai pati probleme të shumta me lëndime – duke i zhvilluar vetëm 15-të ndeshje në Premierligë.

Teksa, shënoi dy gola dhe asistoi një herë.

Por, ndryshe ishte sezoni debutues, në të cilin qendërsulmuesi e tundi rrjetën dhjetë herë dhe regjistroi katër asistime – në 20 paraqitje.

Paraparakisht interesim për të kishte shprehur Barcelona, por pas trasferimit të Pierre – Emerick Aubamyeang – katalunasit e kanë humbur interesimin për Cavanin.

E ardhmja e tij duket e mjegullt, teksa nuk përjashtohet një transferim te Boca Juniors, ose në Real Sociedad – pasi të dyja skuadrat vazhdojnë ta ndjekin situatën e tij. /Shqip.com