Kulturë Kino

Një vit nga vdekja e Burbuqe Berishës, regjisores që la trashëgimi artistike pas vetes

Një vit më parë ndërroi jetë artistja që i dha shumë kinematografisë së Kosovës.

Veprimtaria e regjisores Burbuqe Berisha la gjurmë duke prodhuar filma të kategorive të ndryshme, si të metrazhit të shkurtër, të gjatë dokumentar dhe shfaqje teatrore.

Berisha, njihet për prodhimet si “Ashensori”, “Një tregim Prishtine”, “Drimri i shpirtit”, Ëndrra”, “Lexi në qytet” (në 10 episode), “Kosova 9/11”, “Bunari”, “Nanë”, “Çelësi”, “Viti 2000”, dhe “Gratë”.

E njohur edhe për shfaqjet teatrore, ajo ishte e nominuar nga Theatre Award Program 2020 në LPTW Gilder/Coigney International Theatre.

Regjisroja e ndjerë, u nderua edhe me çmimin “Bekim Fehmiu”, nga MKRS.

Ajo ishte edhe drejtoreshë e institucionit më të madh të artit në vend, Teatrit Kombëtar dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Qendrës së Kinematografisë së Kosovës.

Burbuqe Berisha, u vlerësua për kontributin e saj për kulturën e Kosovës.

Humbjen e saj artistët, kineastët dhe krerët e shtetit e konsideruan si një ndër humbjet më të mëdha të artit në vend.

Ajo vdiq në vendin e punës, në Ministrinë e Kulturës më 27 tetor të vitit të kaluar, duke lënë një arkiv të gjerë të punës pas vetës.

/Shqip.com