Kulturë Kino

Një vepër me regji të një gruaje arrin në dhjetëshen e parë

Një film me regji të një gruaje është zgjedhur si më i miri të gjitha kohërave nga një grup ekspertësh.

Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles, me regji nga Chantal Akerman, ka kryesuar sondazhin Sight and Sound të Institutit Britanik të Filmit.

Është hera e parë që një vepër me regji të një gruaje arrin në dhjetëshen e parë. Sondazhi, i cili zhvillohet çdo dekadë, është kritikuar për mungesë diversiteti.

Vendi fitues u mbajt për 40 vjet nga Qytetari Kane i Orson Welles. Ajo u tejkalua në vitin 2012 nga Vertigo e Alfred Hitchcock.

Jeanne Dielman, e lëshuar në vitin 1975, është historia e një të veje belge, e cila i drejtohet prostitucionit për të siguruar bukën e gojës, por vret një nga klientët e saj. Filmi zgjat gati tre orë e gjysmë.

Edhe pse jo aq i njohur jashtë botës së kritikës së filmit sa fituesit e mëparshëm, ai është vlerësuar si një “kryevepër” dhe një pjesë novatore e filmit feminist.

Chantal Akerman, regjisorja belge, vdiq në vitin 2015 në moshën 65-vjeçare. Lillian Crawford, një kritike filmi dhe shkrimtare që kontribuoi në sondazh, tha se filmi ishte “teksti thelbësor” në kinemanë feministe.

“Jeanne Dielman nuk është një film që do t’i thosha dikujt që hyn në kinema “Oh, ky është filmi i parë që duhet parë patjetër”, ka thënë ajo për BBC.

Fituesi i herës së kaluar, Vertigo, zuri vendin e dytë, ndërsa Kane ishte i treti. Tokio Story i Yasujirō Ozu u rendit i katërti, i ndjekur nga In the Mood for Love i Wong Kar Wai në vendin e pestë.

/Shqip.com