Një vendim i ri i Venecias për turistët

Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona.
Një vendim i tillë ka ardhur me qëllimin për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv në qytetin italian.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga qershori.
Përdorimi i altoparlantëve është ndaluar pasi ato mund të “sjellin konfuzion dhe shqetësime”, thuhet në deklaratë.
Elisabetta Pesce, zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit “kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike”.
Mbi-turizmi njihet gjerësisht si një çështje urgjente për Venecian, një nga vendet më të vizituara në Evropë.
Për këtë arsye, në shtator, Venecia miratoi një tarifë prej 5 € (4,30 £; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë.
Qyteti është vetëm 7.6 km katror, por ai priti pothuajse 13 milionë turistë në 2019, sipas institutit kombëtar të statistikave italiane.
Numri i vizitorëve pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë në vitet e ardhshme.
Në fillim të këtij viti, UNESCO tha se qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, pasi ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në të.
/Shqip.com