Kulturë

Një vend i trashëgimisë botërore 4,500-vjeçar mund të zhduket nga përmbytjet katastrofike

Përmbytjet në Pakistan po kërcënojnë që një vend i famshëm arkeologjik të shembet nga uji.

Mohenjo-daro, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i vendosur në provincën jugore të Sindh pranë lumit Indus, është një nga vendbanimet e lashta urbane më të ruajtura në Azinë Jugore.

Sipas Artnews, vendi është zbuluar në vitin 1922, ai përmban rrënojat e qytetit më të madh të qytetërimit Indus, i cili u zhduk në rrethana misterioze rreth 4500 vjet më parë. Lumi Indus i tejmbushur ende nuk e ka përmbytur vendin, megjithatë reshjet e mëdha të shiut kanë dëmtuar muret e qytetit.

“Disa mure të mëdha, të cilat u ndërtuan gati 5,000 vjet më parë, janë shembur për shkak të shirave të musonit. Një ekip i punëtorëve të ndërtimit nën mbikëqyrjen e arkeologëve kanë filluar riparimet. Karakteristika historike e Mohenjo-daros, “stupa budiste” ngrihet në qendër të qytetit dhe e lidhur me adhurimin – është ende e paprekur, sipas Abbasit.

Rritja e nivelit të ujit në liqenin e ujërave të ëmbla Manchar në provincën jugore të Sindh kërcënon të shpërthejë brigjet e tij dhe të përmbyt qytetin e afërt Sehëan dhe qytetin e Bhan Saeedabad.

Pakistani po vuan disa nga pasojat më të këqija të krizës klimatike.