Lajme

Një vdekje dhe 519 raste pozitive nga Covid-19 në Kosovë

Ilustrim.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën nga covid-19 ndërkaq janë raportuar 519 raste të tjera pozitive.

Sipas MSH-së aktualisht raste aktive me Covid-19 janë 4.586.

Numri i të shëruarave në 24 orët e fundit është 779 persona.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 28 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Nga 28 pacientët, 3 prej tyre janë në mjekim intensive, njëri në Klinikën Infektive dhe 2 të tjerë në Mjekimin Intensiv Qendror.

Për nga numri i pacientëve të shtrirë që po trajtohen në spitale, prin Spitali i Gjakovës (7) dhe i Prizrenit (7) duke lënë pas Spitalin e Pejës dhe atë të Gjilanit me nga 3 pacientë. Ndërsa në atë të Mitrovicës është vetëm një 1 pacient.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë raportuar 483 raste pozitive dhe 1 person i vdekur nga Covid-19.