Lajme

Një vajzë e mitur e goditi me veturë një këmbësore në Prishtinë

ilustrim

Një vajzë e mitur dyshohet se e ka goditur me veturë një vajzë tjetër deri sa ishte në trotuar në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime në këmbë me ç’rast edhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se vajza e mitur që në këtë rast është e dyshuara, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com