Lajme Ballkan

Një ushtarak në krye të shtetit, Kuvendi voton sot kandidatin Bajram Begaj

Emri i Bajram Begaj që u prezantua për president të Shqipërisë ditën e djeshme pritet që sot në ora 18:00 të votohet në Kuvendin e Shqipërisë raporton Top Chanel.

Por në ora 10 pritet të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ku në këtë mbledhje pritet të mbledhin edhe votat për kandidaturën e Begaj.

Duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati, që më pas do të depozitohen zyrtarisht në Kuvend.

Sot do të jetë raundi i katërt I procesit për zgjedhjen e Presidentit, por i pari ku ka një kandidat, emri i të cilit depozitohet në kuvend.

Opozita nuk ka dorëzuar asnjë propozim, duke bojkotuar procesin, me arsyetimin se Edi Rama do ta zgjedhë vetë Presidentin./Shqip.com