Lajme

Një ushtar rus dënohet me 10 vjet burgim

Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus nga Siberia me 10 vjet burgim për granatimin e një ndërtese banimi në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, në fund të shkurtit.

Gjykata e këtij qyteti dënoi më 8 gusht rreshterin Mikhail Kulikov pasi ai u deklarua fajtor për gjuajtjen me një top tanku në një ndërtesë të lartë banimi, më 26 shkurt, dy ditë pasi Rusia filloi pushtimin e saj të të paprovokuar të Ukrainës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kulikov tha në gjyq se kishte ndjekur urdhrin e mbikëqyrësit të tij, i cili duke bërtitur tha se në ndërtesë ishte një person me një granatahedhës, që më vonë doli të ishte e pavërtetë. Granatimet nuk shkaktuan viktima, por shkatërruan dy apartamente private.

Gjithashtu në maj, një gjykatë në qytetin verilindor të Ukrainës, Kotelva, dënoi dy ushtarë rusë, Aleksandr Ivanov dhe Aleksandr Bobykin, me 11 vjet e gjysmë burg secili./Shqip.com