Lajme

Një udhëheqës pranë QKUK-së kërcenohet përmes rrjeteve sociale

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Një udhëheqës pranë Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës përmes rrjeteve sociale dyshohet se është kërcënuar.

Siç ka raportuar Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh, i dyshuari ka qenë burrë i cili dyshohet se edhe ka shpifur ndaj viktimës përmes rrjeteve sociale.

Ilustrim

Ankuesi mashkull kosovar udhëheqës pranë klinikës në QKUK, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një i dyshuar mashkull”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, PK-ja ka njoftuar se nuk është raportuar për të arrestuar./Shqip.com