Rozë

Një tjetër sukses për Valdrin Sahitin, puna e tij nuk mungoi as në “Festivalin e Kanës”

Duket se prezenca e shqiptarëve nuk mungoi fare në “Festivalin e Kanës” në Francë.

E këtë herë, veshjet e Vladrin Sahitit janë prezente në tapetin e kuq.

Stilisti mjaft i njohur shqiptar së fundmi ka veshur blogeren e famshme, Leonie Hanne, e cila është paraqitur shumë elegante.

Gazetarët të cilët përcollën festivalin e quanin fustanin e blogeres “përrallor” dhe “mbretëror”.

E ky nuk është i vetmi person i famshëm që Valdrin Sahiti ka stiluar.

Së fundmi, për një ceremoni të njohur, burime të ndryshme kanë treguar se reperja me famë botërore Cardi B, ishte e veshur nga Valdrin Sahiti. /SHQIP.com