Një tjetër skuadër e Ligue 1 shkarkon trajnerin

Reims ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Oscar Garcia pas barazimit 0-0 me Paris Saint-Germain.
Skuadra është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe ndodhet e 15-ta në Ligue 1.
Vendimi ishte për shkak të rezultatëve sipas një deklarates zyrtare.
“Në funksion të rezultateve, nën objektivat e pritshëm dhe për të mbrojtur interesat më të mira të institucionit, Stade de Reims njofton pezullimin e përkohshëm të Oscar Garcias, në cilësinë e trajnerit të ekipit profesionist. Përkohësia do të sigurohet nga William Still, ndihmës trajneri aktual”, thuhet në njoftim.
𝗖𝗼𝗺𝗺𝘂𝗻𝗶𝗾𝘂𝗲́ 𝗼𝗳𝗳𝗶𝗰𝗶𝗲𝗹
Le SDR informe de la mise à pied à titre conservatoire de son entraineur Oscar Garcia ⤵️
— Stade de Reims (@StadeDeReims) October 13, 2022
Ky është shkarkimi i katërt në Ligue 1 në më pak se një javë pasi Peter Bosz u zëvendësua nga Laurent Blanc në Lyon, Michel Der Zakarian u shkarkua nga Brest dhe Auxerre la të lirë Jean-Marc Furlan.
Ndihmës trajneri William Still do të marrë drejtimin e Reims për periudhën e përkohshme.
/Shqip.com