Lajme

Një tjetër shkollë në Gjakovë fillon mësimin

Viti i ri shkollor

Shkolla “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë ka filluar sot mësimin, kështu duke e ndërprerë grevën në arsim që ka filluar që nga 25 gushti.

Sipas njoftimit të bërë nga kjo shkollë gjatë ditës së djeshme u tha se kjo po bëhet për të mirën e nxënësve.

“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Kelmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt” – njofton Sh. F “Kelmend Rizvanolli.

Fotografi e marrë nga GjakovaSot

Kujtojmë, se nga 25 gushti, administrata publike dhe mësimdhënësit janë në grevë, pasi po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje qeveria ka ofruar nga 50 euro për 3 muaj. Shumë kjo e cila u refuzua nga grevistët./Shqip.com