Një tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës
Publikuar:
(06.02.2023 21:10:38)

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar edhe një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Shqip.com
Theksojmë se ky është kërcënimi i dytë brenda ditës. Kërcënimi i pari që doli të jetë jo i vërtetë ndodhi rreth orë 16:00.
/Shqip.com