Kulturë

Një tjetër artist me famë botërore do të performojë në ‘Sunny Hill Festival’ në Tiranë

Sunny Hill

Reperi britanik Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr, i njohur si Stormzy do të performojë në një nga netët e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram.

“Sunny Hill mirëpret vetë legjendën STORMZY. Një nga figurat më frymëzuese të Mbretërisë së Bashkuar vjen skenën tonë për atë që do të bëhet një SHOW HISTORIK!”, shkruhet në postim.

Ndryshe, edicioni i tretë i festivalit më të madh muzikor në rajon “Sunny Hill”, këtë vit do të mbahet edhe në Tiranë.

Më datat 26, 27 dhe 28 gusht, shumë artistë shqiptarë dhe të huaj do të përformojnë të Liqeni Artifical i Tiranës.

Kujtojmë që “Sunny Hill” në Prishtinë është mbajtur me datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht./SHQIP.com