Lajme

Një shqiptar zëvendëskryesues në Kuvendin e Graçanicës

Kuvendi Komunal i Graçanicës.

Leutrim Ajeti nga “Aleanca Shqiptare” do të jetë zëvendëskrysues i Kuvendit Komunal të Graçanicës.

Kështu ka njoftuar vetë Ajeti, të martën, raporton Shqip.com.

“Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen, do të jem zëri juaj në çdo kohë dhe do ta përfaqësoj besimin tuaj denjësisht, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook.

Leutrim Ajeti – zëvendëskrysues i Kuvendit Komunal të Graçanicës.

Aleanca Shqiptare në Graçanicë ka garuar në një listë të përbashkët.

Kjo komunë e banuar nga një shumicë serbe – bëri që të ketë listë shqiptare.

Ljiljana Subaric do të jetë kryetare e kësaj komune pasi fituan 77.93 për qind të votave më 17 tetor.

Kjo është një nga komunat që qeveriset nga Lista Serbe. /Shqip.com

Rezultati i 17 tetorit në Graçanicë.