Lajme

Një serb i dënuar nga Gjykata e Mitrovicës ndalohet në Jarinje

Ilustrim/Policia e Kosovës
Ilustrim/Policia e Kosovës

Një serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje.

Sipas Policisë së Kosovës, ndalimi i serbit është bërë për shkak se i njëjti ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

“Me datën 18.01.2023 rreth orës 16:25, në Pikë e Kalimit Kufitar-Jarinje, është ndaluar personi M. C., mashkull/serb, i lindur në vitin 1982 në Beograd. I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas PK-së, lidhur me rastin janë marrë të gjitha veprimet e metejme në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

/Shqip.com