Lajme

Një rast me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur

Klinika Infektive, QKUK.

Nga 398 testime të kryera për Coronavirus, vetëm një ka rezultuar pozitiv me ketë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se gjatë kësaj periudhe janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.480 doza të vaksinës.

Vaksinimi kundër COVID-19

Ndërsa, deri më sot 822.844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.013.

Në total numri i rasteve aktive është 157./Shqip.com