Lajme

Një raketë godet ndërtesën e banimit në Kharkiv, vritet një grua

Një grua e moshuar u vra dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi në qendër të Kharkiv.

Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të Kharkiv, tha në Telegram se ndërtesa në distriktin Kievskyi të qytetit u godit nga një raketë me rreze të gjatë S-300 e epokës sovjetike, raporton CNN.

“Tre nga viktimat morën plagë të lehta. Për fat të keq, një grua e moshuar u vra,” tha Synehubov.

Ndërtesa u shkatërrua pjesërisht dhe banorët janë evakuuar, tha Synehubov, duke shtuar se shërbimet e emergjencës janë në vend.

/Shqip.com