Lajme

Një qytetar nga Ferizaji gjobitet për tejkalim në vijë të plotë

Tejkalimi në vijë të plotë,

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar së ka gjobitur një qytetar i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, shkruan SHQIP.

Në një komunikatë të dërguar për media thuhet së kjo informatë,  me foto është dërguar nga një qytetarë në adresë të policisë rajonale të Ferizajt.

“Policia, e ftoi qytetarin E.R (M/K) 21 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Raste të tilla të kundërvajtjes së rregullave të trafikut janë duke u raportuar çdo ditë në Policinë e Kosovës.

Ata janë duke u gjobitur varësisht nga lloji i shkeljes që janë duke e bërë./SHQIP.com