Lajme

Një pjesë e Prishtinës dhe Graçanica sot mbesin pa ujë

Ilustrim.

Kompania e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme një pjesë e Prishtinës dhe Graçanicës do të mbesin pa ujë.

Krejt kjo do të ndodh për shkak të punimeve në gypin magjistral të çelikut DN 600 mm Badovc – Prishtinë.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme do të realizohen punime teknike në gypin magjistral të çelikut DN 600 mm Badovc – Prishtinë. Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Nga ora 10:00 deri në ora 18:00 pa ujë do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit, thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com