Lajme

Një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë mbetet në terr

Foto: Ilustrim

Një pjesë e lagjes “Dradania” në Prishtinë ka mbetur pa energji elektrike.

Sipas KEDS-it, dalja 10 kV – BL 1 që furnizohet nga nënstacioni Prishtina VI aktualisht është pa energji elektrike si pasojë e një avarie të shfaqur në linjën nëntokësore.

Kjo dalje, bëhet e ditur se furnizon një pjesë të lagjes Dardania.

“Ekipet janë në terren duke punuar dhe po bëjnë çmos që në kohën më të shpejt të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftimin për media.

KEDS

Ndryshe, gjatë së martës, KEDS-i ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

“Mbase nuk e keni ditur se rreth 7.80% e faturës tuaj mujore shkon për enëlarësen”.

“Kjo përqindje mund të zvogëlohet nëse kujdesemi dhe kursejmë energjinë elektrike, duke mos lëshuar enëlarësen nëse nuk është e mbushur me enë dhe duke u munduar të përdorim atë pas orës 22:00, kur tarifa është e ulët”./SHQIP.com