Sport Shqiptar

Një “pirat” ka zbarkuar në La Liga

Vedat Muriqi

Po e quajnë “pirati”, ama nuk është nga Karaibet. As anije nuk ka.

Por, në fushën e gjelbër po i fut mbrojtësve frikën në palcë.

Vedat Muriqi është rikthyer në elementin e tij më të mirë.

Sulmuesi nga Kosova e dhuroi një paraqitje fenomenale – sonte me fanelën e Mallorcas.

Shtatëgjati arriti – që fillimisht ta asistojë me kokë – në golin e dytë të kësaj skuadre – kundër Athletic Bilbaos.

Me këtë asistim – ai u bë futbollisti i parë nga viti 2006 – që përfshihet në dy gola – në dy ndeshjet e para me “Los Bermellones”.

Asistimi – në golin e parë

Por, Muriqi nuk u mjaftua me kaq.

Kur ndeshja u mendua se do të përfundonte me rezultat të barabartë 2-2, Vedati u përkujdes edhe për një asistim dhe vendasit arkëtuan pikët e plota.

Me këto dy asistime – dhe golin e shënuar në ndeshjen e kaluar, ai është duke dhënë sinjale që po rikthehet në formën e vjetër.

Madje, sipas “WhoScored” ai u vlerësua me notën 7.9 – më e larta nga të gjithë futbollistët në këtë ndeshje.

Image
Vedat Muriqi – gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbao

Pas kësaj ndeshje, Mallorca largohet edhe më shumë nga zona e rrezikshmërisë. Tashmë, ky ekip gjendet në vendin e 15-të, me 26 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, për reprezentuesin e Kosovës – duket që ky huazim në Spanjë do jetë një rilindje e karrierës dhe një “trampolinë” për të kaluar në ndonjë skuadër më të madhe – gjatë afatit kalimtar të verës. /Shqip.com