Sport Ndërkombëtar

Një pikë nga shtatë ndeshje – Leicesteri po kalon momente të vështira

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers

“Fitorja” është ndjenjë që është harruar në “King Power Stadium”.

Leicester City gjendet në fund të tabelës së Premierligës.

“The Foxes” kanë  arkëtuar vetëm një pikë deri më tani – pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Skuadra e udhëhequr nga Brendan Rogers ka pësuar pesë humbje, ka barazuar një herë – dhe nuk e ka shijuar akoma fitoren.

Se në çfarë forme katastrofale po kalon ky ekip e tregon edhe golaverazhi – pasi ka pranuar 22 gola – ndërsa ka shënuar vetëm dhjetë herë.

Shpresa më reale për fitore mbetet në ndeshjen e rradhës – ndaj Nottingham Forest F.C, me 3 tetor./Shqip.com

Tabela e Premierligës