Një pikë nga shtatë ndeshje – Leicesteri po kalon momente të vështira
Publikuar:
(26.09.2022 16:39:42)

“Fitorja” është ndjenjë që është harruar në “King Power Stadium”.
Leicester City gjendet në fund të tabelës së Premierligës.
“The Foxes” kanë arkëtuar vetëm një pikë deri më tani – pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
Skuadra e udhëhequr nga Brendan Rogers ka pësuar pesë humbje, ka barazuar një herë – dhe nuk e ka shijuar akoma fitoren.
Se në çfarë forme katastrofale po kalon ky ekip e tregon edhe golaverazhi – pasi ka pranuar 22 gola – ndërsa ka shënuar vetëm dhjetë herë.
Shpresa më reale për fitore mbetet në ndeshjen e rradhës – ndaj Nottingham Forest F.C, me 3 tetor./Shqip.com
