Lajme

Një person theret me thikë në Prizren, në vendin e ngjarjës u gjetë armë e tipit AK-47 dhe një gëzhojë

Një person është therrur me thikë në Prizren ku është dërguar në emergjencën e spitalit në gjëndje të rënd.

Ndërsa, Policia e Kosovës, është njoftuar për rastin kur viktima ka shkuar në emergjencë.

“Policia e Kosovës, në Prizren është njoftuar se një person ndodhej në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetesore, ku dyshohej se është lënduar me mjet të fortë-thikë nga një person i panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Organët kompetente përfshirë edhe njësinë e Forenzikës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin.

Sipas PK-së, i dyshuari kishte lëndim në dorë gjë për të cilën iu është dhënë ndihma mjekësore, kurse në vendin e ngjarjës është gjetur një armë e tipit AK-47 dhe një gëzhojë.

PK-ja, njofton se ngjarja ka ndodhur për shkak të një ngatrrese në mes palëve.

“Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të një ngatërrese të mëhershme, ku dyshohet se ka filluar si konflikt verbal dhe më pas ka përfunduar me përdorim të armëve”.

Siç njofton PK-ja, i dyshuari nuk është intervistuar ër shkak të trajtimit mjekësor por që iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./Shqip.com