Lajme

Një person me probleme mendore thyen xhamat e QKMF-së në Mitrovicë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë

Një person me probleme mendore dyshohet t’i ketë thyer xhamat e katit më të lartë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, gjatë së shtunës së 28 gushtit, njofton Shqip.com.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili tha se nga ky incident nuk ka mbetur askush i lënduar.

“Stafi mjekësor bashkë më policinë kanë arritur ta qetësojnë situatën derisa personit me probleme mendore i është dhënë trajtimi mjekësor. Dëmi i shkaktuar është marrë përsipër nga familja”, tha Prekazi.

Ai më tej njoftoi se është kontaktuar prokurori, por për shkak të natyrës së këtij rasti nuk është inicuar rast penal. /Shqip.com