Lajme

Një person lëndohet në aksidentin ku u përfshinë tri vetura në Prishtinë

Aksident në rugën "Agim Ramadani" në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku ku janë përfshirë tri vetura në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për SHQIP.com se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:45.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Aksident në rugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Theksojmë se Shqip.com më parë ka raportuar rreth aksidentit.

Lexo edhe:
Aksident te rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, përfshihen tri vetura

Në adresën e redaksisë së Shqip.com, një lexues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes./Shqip.com

Aksident në rugën “Agim Ramadani” në Prishtinë
Aksident në rugën “Agim Ramadani” në Prishtinë