Lajme

Një person i lënduar në aksidentin te “Kroi i Mbretit”

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është lënduar gjatë një aksidenti të premten në fshatin Korreticë, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se në aksident trafiku janë përfshirë një automjet transportues dhe një veturë.

Lexo edhe:
Aksident i rëndë te “Kroni i Mbretit”

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, ju njoftojmë se sot më datë 26.11.2021, rreth orës 13:00 në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë, në fshatin Korreticë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku janë të perfshira një automjet transportues dhe nje veturë.

Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar një person, pasagjer në veturë. Të gjitha njësitë e nevojshme policore kanë dalë në vendngjarje për ta trajtuar rastin”, tha Kelani.

Ndërkaq, Shqip.com të premten ka raportuar për këtë aksident ku edhe ka siguruar pamje nga ky aksident.

Në pamjet e siguruara shihet se si është e dëmtuar një veturë./SHQIP.com