Një person i lënduar në aksidentin mes 3 veturave në Sllatinë
Një person është lënduar në një aksident trafiku ku të përfshira ishin tri vetura, gjatë mbrëmjes të së dielës në Sllatinë.
Siç bën të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Gazetën Shqip.com, ky aksident trafiku ka ndodhur në orën 18:50.
Redaksia ka siguruar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si pasojë e këtij aksidenti trafiku, janë shkaktuar kolona të gjata.


“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë”, ka thënë Krasniqi.
“Njësia e trafikut nga vendi i ngjarjes, njofton se në aksident të ndodhur në fshatin Sllatinë (drejtimi Pejë- Prishtinë) janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, shtoi më tej ai. /Shqip.com