Lajme

Një person humb jetën në një vendpunishte në Qirez të Skenderajt

Një burrë ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës në Qirez të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të  Skenderajt, në  rrethana tani për tani të pasqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, ka thënë ai.

Zahiti shtoi se njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes.

/Shqip.com