Lajme

Një person gjuan me armë në një lokal në Ferizaj, dorëzohet pas mesnate në Polici

Një person ka gjuajtur me armë zjarri në një lokal në Ferizaj dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Siç njofton Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj, ngjarja ka ndodhur në rrugën 12 Qershori.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në një lokal në rrugën ‘’ 12 Qershori ‘’ në Ferizaj një person kishte shtënë me armë zjarri dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Në lidhje me ngjarjen, organet kompetente kanë marrë veprimet e nevojshme duke nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar.

Ilustrm

I dyshuari pas mesnate është paraqitur në stacionin policor dhe ka dorëzuar armen me të cilën dyshohet se ka gjuajtur në lokal.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në ora 00:50 i dyshuari me inicialet L.V ( M/K) i moshës 20 vjeçar është paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ka dorëzuar edhe armën e zjarrit ( pistoletë) me të cilën dyshohet se e ka përdorur”.

Sipas PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si  ‘’ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”./Shqip.com