Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Kamenicë

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se dje është gjetur një person i vdekur në Kamenicë.

Thuhet se, ai është gjetur shtrirë në rrugë pa shenja jete.

“Fsh. Kremenatë, Kamenicë 17.07.2023-18:47. Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

/Shqip.com