Lajme

Gjendet i vdekur një person në Podujevë

Një person është gjetur i vdekur rreth orës 18:30 në fshatin Lladrofc të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se viktima është gjetur pa shenje jetë.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jetë”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia ka nisur hetim lidhur me vdekjen.

”Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.

/Shqip.com