Lajme

Një person e sulmoi priftin serb në Prizren / Rohde: Faleminderit qytetarëve e Policisë për ndërhyrjen e shpejtë

Ambasadori gjerman, Jörn Rohde
Ambasadori gjerman, Jörn Rohde

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se dje një person ka vendosur një flamur me logon e UÇK-së në autobusin që transportonte pelegrinët nga Serbia, e më pas e kishte sulmuar fizikisht një prift.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka falënderuar Policinë dhe qytetarët kosovarë për “ndërhyrjen e shpejtë”.

“Faleminderit për ndërhyrjen e shpejtë të qytetarëve kosovarë dhe Policisë së Kosovës kur një prift i Kishës Ortodokse Serbe u sulmua fizikisht dje në Prizren. Ky guxim civil meriton duartrokitje!👏🏽”, shkroi Rohde në “X”.

Dioqeza tha se ngjarja ndodhi dje në mëngjes në qendër të qytetit, kur autobusi i përdorur nga pelegrinët serbë erdhi për të ndjekur një liturgji.

/Shqip.com