Një person dyshohet se është vrarë në Dumnicë të Podujevës, Policia po e heton rastin
Publikuar:
(26.03.2023 20:21:29)

Një person dyshohet se është vrarë në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.
Më tutje Ahmeti ka thënë se zyrtarët policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.
/Shqip.com