Lajme

Një person dënohet me mbi tre vjet burgim për pjesëmarrje në grup terrorist

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 3 muaj burgim.

“Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate./Shqip.com