Lajme

Një person arrestohet për vjedhje të rëndë në Podujevë

Foto e ilustruar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë për një rast që ka ndodhur në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media.

Po ashtu, bëhet e ditur se është në kërkim edhe një person tjetër, i dyshuar për pjesëmarrje në këto raste.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

Sot nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Rasti  ka ndodhur në fshatin Sfeqël të Podujevës, në muajin janar 2023.

Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e dy personave të përfshirë në rast, si dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Personi i arrestuar ,

A.V, mashkull, 51 vjeç,

pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që i dyshuari i dytë, është në kërkim policor.

/Shqip.com