Lajme

Një person arratiset nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Sot gjatë orëve të para të mbrëmjes një person është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

B.R ishte i dënuar me tre muaj e dhjetë ditë për veprën penale “Vjedhje”

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës. B. R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për veprën penale, vjedhje”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas SHKK-së, për largimin e këtij personi është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Një person arratiset nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë – SHQIP.com

Edhe një ditë më parë një person është raportuar për arratisje nga e njëjta Qendre Korrektuese në Smrekonicë.

Sipas Policisë së Kosovës, i arratisuri ishte liruar për një pushim dy-ditorë dhe më pas nuk ishte paraqitur fare në QK.

/Shqip.com