Lajme

Një orë pritje në dalje të Merdares

40 deri në 60 minuta janë duke pritur mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë, derisa kolona shkon në 600 deri 700 metra.

Në hyrje të kësaj pike pritet vetëm pesë minuta. Gjithashtu, edhe në pikën tjetër te Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin vetëm nga pesë minuta për hyrje-dalje.

Nga pesë minuta pritje ka edhe në pikat e tjera kufitare.

/Shqip.com