Sport Shqiptar

Një ndër sulmuesit më të mirë në Kosovë, Labinot Osmani i jep fund karrierës si futbollist

Sulmuesi i mirënjohur kosovar, Labinot Osmani i ka dhënë fund karrierës aktive në futboll.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për tërheqje nga futbolli, derisa karrierën e tij e ka përshkruar si shumë atraktive dhe ka falënderuar klubet në të cilat ka luajtur, shkruan Demokracia.com.

Osmani ka qenë pjesë e skuadrave si Vushtrria, Trepça ’89, Hysi, Prishtina Feronikeli, Llapi e Dukagjini.

Postimi i plotë i Osmanit:

Të dashur familjar, miq e futbolldashës…

Me anë të këtij postimi dua t’ju njoftoj se pas një rrugëtimi të gjatë si futbollist ka ardh koha që këtij rrugëtimi ti jap fund.

Edhe pse shumë e vështirë ta merrja këtë vendim, mendoj se ka ardh momenti t’i them lamtumirë futbollit aktiv…

Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha klubet, kryesitë, trenerat, bashklojtarët, tifozëritë dhe të gjitha qytetet e klubeve në të cilat kam luajtur për përkrahjen, vlersimin e mikpritjen e ngrohtë që kanë treguar ndaj meje gjatë rrugëtimit tim si futbollist profesional…

Faleminderit :

KF TREPQA 89

KF HYSI( Kampion i Kosoves, Fitues i Kupes së Kosovës, Fitues i Superkupes së Kosovës ).

KF PRISHTINA ( Fitues i Kupes së Kosovës, Fitues i Superkupes së Kosovës ).

KF FERONIKELI

IKF LLAPI

KF DUKAGJINI

Gjithashtu një falënderim i veçantë për klubin e qytetit tim KF VUSHTRRIA, klub në të cilin fillova karrieren time si futbollist…

Ka qenë knaqësi që të kontriboj sado pak në sukseset e klubit te qytetit tim…

KF VUSHTRRIA ( Kampion i Kosovës, Fitues i SuperKupes së Kosovës, Kampion i Ligës së Parë )

E nuk kam se si të mos i falënderoj tifozët e flaktë “FORCA” për përkrahjen, vlersimin dhe motivin që më kanë ofruar gjatë karrieres time…

Nder dhe privilegj që emocionet i kemi ndarë së bashku dhe shpresoj qe me golat e mi t’i kem gezuar…

Me respekt, Labinot OSMANI.

/Shqip.com