Lajme

Një muaj paraburgim për vëllain e Astrit Ademajt, dyshohet për vrasjen e Blerand Kadrijajt

Foto nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej të muaji të pandehurit Avni Ademaj, vëllait të Astrit Ademajt, i cili u vra të mërkurën mbrëma në Pejë.

Përveç Ademajt, i vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj. Ky i fundit dyshohet se është vrarë nga Avni Ademaj.

I ndjeri Ademaj ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës në zgjedhjet e tetorit, ndërsa Kadrijaj kishte qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e shkuara.

Gjykata Themelore në Pejë ka dhënë detaje se si dyshohet që ka ndodhur ngjarja.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë,  i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili po ashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime, Avni Ademaj dyshohet për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje./SHQIP.com