Lajme

Një muaj paraburgim për Tush Frrokajn

Prokuroria Themelore e Pejës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Tush Frrokut, të dyshuar për vrasje.

Lajmin e ka konfirmuar për media Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie.

Tush Frroku, më 7 gusht dyshohet se e ka vrarë mikun e tij (vëllain e gruas), Anton Prelën.

Frroku për disa ditë ishte në arrati deri të martën kur edhe u dorëzua në polici.

Ai dyshohet për tri vepra penale “Vrasja e rëndë” ,”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shtrëngimi” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

/Shqip.com