Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për fajde

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave të dyshuar për fajde.

Personat me inicialet B.M, A.H, B.K dhe A.M bazuar në fakte dhe prova, kanë kryer veprën penale të fajdeve, organizimit të skemave piramitdale dhe bixhozit të paligjshëm.

Të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

/Shqip.com