Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata Themelore në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit Z.N për krime lufte kundër popullatës civile.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.”

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/Shqip.com